Mendo.
Trajnime rajonale për nxënësit, mësuesit koordinatorë dhe gjyqtarët: parimet e formatit, ndërtimi i rastit, kërkimi, prova dhe etika e debatit. Çdo shkollë pjesëmarrëse fiton një mësues koordinator të trajnuar.
Turnamenti Kombëtar i Shkollave të Mesme · 2026–2027
Dy skuadra, një tezë, tre folës për anë — dhe një juri që vlerëson argumentin, jo zërin. DEBATO sjell debatin Karl Popper në 20 shkolla të mesme të 6 qyteteve, me finalen kombëtare në Tiranë. Pa pagesë, pa përvojë të kërkuar.
Teaser-i · 24 s · shkarko për rrjetet
Pse debat?
Dhe kush ka prova. Në DEBATO mëson të ndërtosh një argument, ta mbrosh nga pyetjet dhe — më e vështira — të kuptosh anën tjetër para se ta kundërshtosh.
Si zhvillohet një debatÇfarë është DEBATO
Programi ndërton një cikël të plotë: trajnim, turne qytetës, finale kombëtare dhe klube debati që vazhdojnë pas projektit.
Trajnime rajonale për nxënësit, mësuesit koordinatorë dhe gjyqtarët: parimet e formatit, ndërtimi i rastit, kërkimi, prova dhe etika e debatit. Çdo shkollë pjesëmarrëse fiton një mësues koordinator të trajnuar.
Një turne në secilin nga 6 qytetet, me panele gjyqtarësh të certifikuar, fletë zyrtare gjykimi dhe kritere objektive. Dy skuadrat më të mira të çdo qyteti kualifikohen për finalen.
Finalja kombëtare në Tiranë me 16 skuadra, pastaj rrjeti kombëtar i klubeve të debatit dhe paketa metodologjike për shkollat — që tradita të vazhdojë çdo vit.
Si funksionon
Tetor–dhjetor 2026. Tre nxënës të së njëjtës shkollë + një mësues koordinator. Deri në 3 skuadra për shkollë, me synim që gjysma e debatuesve të jenë vajza.
Regjistrohu →Janar 2027. Trajnime bazë dhe të avancuara në secilin qytet, debate provë mes shkollave dhe certifikimi i gjyqtarëve. Materialet janë të hapura për të gjithë.
Shiko burimet →Shkurt 2027. Një turne në Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Berat. Format eliminues ose Swiss sipas numrit të skuadrave; 2 skuadra për qytet kualifikohen.
Qytetet dhe datat →Mars 2027. 16 skuadra — 12 nga qytetet dhe 4 nga Tirana — raunde, gjysmëfinale, finale dhe ceremonia e shpërblimit. Transporti dhe akomodimi mbulohen nga programi.
Rreth finales →Qytetet
Trajnimet: janar 2027 · Turneu: shkurt 2027
Detajet për Shkodër →Trajnimet: janar 2027 · Turneu: shkurt 2027
Detajet për Durrës →Trajnimet: janar 2027 · Turneu: shkurt 2027
Detajet për Elbasan →Trajnimet: janar 2027 · Turneu: shkurt 2027
Detajet për Fier →Trajnimet: janar 2027 · Turneu: shkurt 2027
Detajet për Vlorë →Trajnimet: janar 2027 · Turneu: shkurt 2027
Detajet për Berat →Turnetë mes shkollave të mesme të secilit qytet zhvillohen në shkurt 2027. Datat e sakta shpallen pas mbylljes së regjistrimeve. Finalja: Tiranë, mars 2027 →
Kjo shtëpi beson se
Merr një anë, ndërto tre argumente, pastaj mbro anën tjetër — kjo është zemra e formatit Karl Popper. Voto në komente te @debati.al me #MocioniIJavës.
Banka e tezavePyetje të shpeshta
Jo. Zero. Pjesëmarrja, trajnimet, materialet, transporti ndërqytetës dhe akomodimi për finalen mbulohen nga programi, i financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.
Nxënës 15–18 vjeç të shkollave të mesme publike të Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe Beratit. Skuadra ka tre folës nga e njëjta shkollë dhe një mësues koordinator. Skuadrat e Tiranës kualifikohen përmes një procesi të veçantë.
Po — askush s'ka. Programi fillon me trajnime bazë në çdo qytet dhe shumica e skuadrave debatojnë për herë të parë.
Deri në tri. Numri total i skuadrave për qytet mbahet çift për çiftëzimin e raundeve; nëse del tek, ORBIS njofton shkollat për rialokim.
Studentë, mësues dhe ish-debatues aplikojnë përmes faqes së regjistrimit, ndjekin trajnimin e trajnuesve dhe gjyqtarëve (2 ditë) dhe certifikohen. Panelet kanë balancë gjinore.
Çdo shkollë pjesëmarrëse merr paketën metodologjike dhe bëhet pjesë e rrjetit kombëtar të klubeve të debatit, që organizon edicione vjetore.
3 shokë + 1 mësues = 1 skuadër.
Formulari zë pesë minuta. Regjistrohu sot.
Rreth programit
Të rinjtë e shkollave të mesme publike jashtë kryeqytetit kanë pak hapësira të strukturuara për të zhvilluar mendimin kritik dhe argumentimin. DEBATO — Turnamenti Kombëtar i Shkollave të Mesme — i sjell ato në gjashtë qytete, me një sistem të plotë dhe të përsëritshëm.
Formati Karl Popper është standardi ndërkombëtar i debatit shkollor. Dy skuadra prej tre nxënësish përballen mbi një tezë të paracaktuar, me role të qarta, kohë të strukturuara dhe seanca pyetjesh. Formati kërkon që nxënësit të mbrojnë të dyja anët e një çështjeje — kështu mësojnë të kuptojnë kundërshtarin para se ta kundërshtojnë.
Përvoja ndërkombëtare tregon se debati shkollor rrit rezultatet akademike, vetëbesimin dhe angazhimin qytetar. DEBATO i sjell këto përfitime pikërisht atje ku oferta e edukimit joformal mungon.
Asnjë nxënës nuk përjashtohet për arsye ekonomike. Programi mbulon materialet, transportin ndërqytetës dhe akomodimin për finalen. Balanca gjinore është synim i matshëm: regjistrimi i skuadrave bëhet me synim të paktën 50 % vajza, dhe rolet udhëheqëse — kapitene, gjyqtare — promovohen me balancë. Nxënësit janë aktorë, jo publik: kapitenë, gjyqtarë të rinj dhe ambasadorë të debatit në shkollat e tyre.
Çfarë thotë kërkimi
Boston Debate League, 3.515 nxënës, 2007–2017 — Schueler & Larned, Education Next, 2024. Pjesëmarrësit ishin vullnetarë, prandaj shifrat tregojnë lidhje, jo domosdoshmërisht shkak.
50%
Kapitene skuadre, folëse përmbyllëse, gjyqtare — rolet që vendosin debatin ndahen me balancë.
Formo skuadrën me shoqet e klasës. Tri vajza, një mësues, një formular.
Regjistro skuadrënFlisni me ZVA-në e qytetit tuaj ose na shkruani.
Kalendari
Marrëveshjet me ZVA-të dhe shkollat, paketa mësimore, caktimi i mësuesve koordinatorë.
Fushata, sesione informuese në 6 qytete, regjistrimi dhe përzgjedhja e skuadrave.
Trajnimi i trajnuesve dhe gjyqtarëve, trajnimet rajonale të nxënësve, debate provë.
Gjashtë turne mes shkollave; 2 skuadra për qytet kualifikohen.
Tiranë: 16 skuadra, gjysmëfinale, finale dhe ceremonia e shpërblimit.
Ngritja e rrjetit kombëtar të klubeve të debatit dhe dorëzimi i paketës metodologjike te shkollat.
Formati Karl Popper
Formati Karl Popper është debat skuadrash: ana Afirmative mbron tezën, ana Negative e kundërshton. Çdo anëtar flet vetëm një herë, në një radhë të caktuar, dhe merret në pyetje nga skuadra tjetër. Fiton kush argumenton më mirë — jo kush flet më shumë.
| # | Folësi | Lloji | Koha |
|---|---|---|---|
| 1 | Afirmativi 1 | Fjalimi konstruktiv | 6 min |
| 2 | Negativi 3 → Afirmativi 1 | Marrje në pyetje | 3 min |
| 3 | Negativi 1 | Fjalimi konstruktiv | 6 min |
| 4 | Afirmativi 3 → Negativi 1 | Marrje në pyetje | 3 min |
| 5 | Afirmativi 2 | Fjalimi kundërshtues | 5 min |
| 6 | Negativi 1 → Afirmativi 2 | Marrje në pyetje | 3 min |
| 7 | Negativi 2 | Fjalimi kundërshtues | 5 min |
| 8 | Afirmativi 1 → Negativi 2 | Marrje në pyetje | 3 min |
| 9 | Afirmativi 3 | Fjalimi përmbyllës | 5 min |
| 10 | Negativi 3 | Fjalimi përmbyllës | 5 min |
Gjithsej rreth 46 minuta debat. Secila skuadër ka 8 minuta kohë përgatitore, që e përdor sipas nevojës para çdo fjalimi ose seance pyetjesh — duhet t'ia kërkojë kohëmbajtësit.
Cili folës je ti?
Në sallë
Gjashtë minuta. Përkufizo termat → paraqit kriterin → tre argumente → mbyll qartë.
Në janar do ta dish si bëhet.
Pas çdo fjalimi konstruktiv dhe kundërshtues, një anëtar i skuadrës tjetër të pyet për tri minuta. Pyetje të shkurtra, pa fjalime: për të qartësuar, për të zbuluar dobësi, për të ndërtuar bazën e argumentit të radhës.
Mëso të pyesësh, jo vetëm të flasësh.
Në debat
Si gjykohet
Argumente të qarta, me arsyetim dhe prova. A u mbrojt kriteri? A iu përgjigj skuadra çdo argumenti të kundërshtarit?
A i kreu secili folës detyrën e rolit të vet? A u ruajt radha, koha dhe rrjedha e debatit? A u mbajtën përplasjet (clashes) deri në fund?
Qartësia, bindshmëria, respekti për kundërshtarin dhe për rregullat. Gjyqtarët japin pikë dhe renditje për çdo folës dhe një vendim të arsyetuar për skuadrën.
Çdo debat gjykohet me fletën zyrtare të gjykimit; në turne, panelet kanë numër tek gjyqtarësh. Udhëzuesi i plotë i gjyqtarëve dhe fleta e gjykimit janë te Burimet.
Fjala e javës
Qytetet dhe kalendari
Çdo qytet ka turneun e vet mes shkollave të mesme. Dy skuadrat më të mira të secilit qytet — 12 gjithsej — takojnë 4 skuadra të Tiranës në finalen kombëtare.
Bashkëpunëtor: Zyra Vendore e Arsimit Shkodër · Shkollat pjesëmarrëse shpallen pas mbylljes së thirrjes.
Regjistro skuadrënBashkëpunëtor: Zyra Vendore e Arsimit Durrës · Shkollat pjesëmarrëse shpallen pas mbylljes së thirrjes.
Regjistro skuadrënBashkëpunëtor: Zyra Vendore e Arsimit Elbasan · Shkollat pjesëmarrëse shpallen pas mbylljes së thirrjes.
Regjistro skuadrënBashkëpunëtor: Zyra Vendore e Arsimit Fier · Shkollat pjesëmarrëse shpallen pas mbylljes së thirrjes.
Regjistro skuadrënBashkëpunëtor: Zyra Vendore e Arsimit Vlorë · Shkollat pjesëmarrëse shpallen pas mbylljes së thirrjes.
Regjistro skuadrënBashkëpunëtor: Zyra Vendore e Arsimit Berat · Shkollat pjesëmarrëse shpallen pas mbylljes së thirrjes.
Regjistro skuadrënNxënës 15–18 vjeç të shkollave të mesme · 3 shokë + 1 mësues = 1 skuadër · pa pagesë.
Event 2–3 ditor me 16 skuadra dhe 48 debatues: raunde paraprake, gjysmëfinale, finale dhe ceremonia e shpërblimit me të ftuar institucionalë dhe media. Panel kombëtar prej 12 gjyqtarësh.
Programi mbulon transportin ndërqytetës dhe akomodimin për 12 skuadrat që vijnë nga qytetet. Skuadrat e Tiranës kualifikohen përmes një procesi të veçantë.
Regjistrimi
Tre nxënës nga e njëjta shkollë, një mësues koordinator, pesë minuta. Thirrja është e hapur tetor–dhjetor 2026; afati i saktë shpallet këtu dhe në rrjetet sociale. Pa pagesë, pa përvojë të kërkuar.
Burime
Materialet metodologjike të programit janë të hapura për çdo nxënës, mësues dhe gjyqtar. Shkarkoji, printoji, përdori në klasë.
Çfarë është debati, struktura e formatit, ndërtimi i argumentit, provat, marrja në pyetje, gjykimi dhe rregullat e praktikës për çdo folës.
Hap manualinRadha dhe kohëzgjatja e fjalimeve, detyrat e secilit folës dhe kriteret e gjykimit në formatin Karl Popper, në një tabelë të vetme.
Hap udhëzuesinFormulari zyrtar që plotëson gjyqtari: pikët dhe renditja e folësve, komentet për skuadrat, arsyet e vendimit.
Hap fletënBanka e tezave
Tezat zyrtare të turneve shpallen 2 javë para çdo turneu. Këto janë shembuj për ushtrim në klasë dhe në klubin e debatit — merrni një anë, pastaj ndërroni.
Kit për shkollat dhe rrjetet sociale
Postera dhe video gati për Instagram, Facebook dhe TikTok. Shkolla, ZVA-të dhe mësuesit mund t'i ndajnë siç janë — mos ua ndryshoni ngjyrat apo tekstin.
Nga ikona te slogani, shifrat, qytetet dhe biseda PRO/KUNDËR. Pa audio — shtoni muzikën direkt në aplikacion.
Postera në 1080×1080. Versionet 4:5 dhe 9:16 (Story, TikTok), carousel-at dhe caption-et: shkruani te info@debat.al.
Shkollat pjesëmarrëse, ZVA-të dhe media mund ta përdorin logon e DEBATO-s për të njoftuar pjesëmarrjen, turnetë dhe fituesit. Përdorni skedarët zyrtarë pa i ndryshuar ngjyrat apo përmasat, me hapësirë të lirë rreth logos.
Për materiale të tjera (poster, certifikatë, roll-up) ose udhëzuesin e plotë të brendit, shkruani te info@debat.al.
Kontakt
Për regjistrimin, bashkëpunimin me shkollat, median ose partneritetet. Përgjigjemi brenda 2 ditësh pune.